Miratohet në Kuvend kalendari i Punimeve për 3 javët e ardhshme, opozita braktis sallën

Miratohet në Kuvend kalendari i Punimeve për 3 javët e ardhshme, opozita braktis sallën

Parlamenti ka nisur me debate që në nisje në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit që është miratuar në seancat e kaluara.  Deputetë të opozitës kërkuan debat dhe u shprehën se nuk kanë në dispozicion rregulloren e re të Parlamentit. Më pas, PD braktisi sallën, ndërsa Kuvendi miratoi Kalendarin e Punimeve për 3 javët e ardhshme.  Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi u kundërpërgjigj duke thënë se rregullorja e re u është shpërndarë deputetëve si dhe gjendet në faqen online të Parlamentit.  Megjithatë, Peleshi u kërkoi shërbimeve të kuvendit që të marrin masa nëse ka deputetë të cilët nuk kanë dispozicion rregulloren.  Në seancën e sotme në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare, që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve.  Ndërkohë në orën 10:00...