Replikat/ Balla: Noka e ka pasur fiksim të shkojë njëherë në Aruba me pushime! Merri letrat dhe shko bëj kallëzim!

Replikat/ Balla: Noka e ka pasur fiksim të shkojë njëherë në Aruba me pushime! Merri letrat dhe shko bëj kallëzim!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbyllje të seancës i ka kthyer përgjigje pretendimeve dhe akuzave të opozitës. Këta të fundit u larguan nga salla në momentin që Balla mori fjalën.  Ndër të shumtave, Balla iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës për një takim të socialistëve me trafikantë droge në Maruba, si dhe debatit të bërë më parë në Konferencën e Kryetarëve për ndryshimin e procesit të raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.  Deputeti i PS-së tha se ndryshimet janë thelbësore për mirëfunksionimin e Kuvendit dhe se për këto ndryshime, opozita ka rënë dakord më parë, por tani e mohon.  “E kapëm dhe një rekord tjetër si seanca më e gjatë për miratimin e kalendarit. Dëgjova me vëmendje disa prej deputeteve që bërtisnin që...