Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk iu besojnë më as qentë e rrugës”/ Murrizi telendis opozitën: Bëni betejë me fakte, e jo si servilë të pështirë
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas miratimit të të gjitha komisioneve parlamentare dhe pranimit nga ana e opozitës të rregullores së re të Kuvendit, e cila u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi i është drejtuar me kritika të ashpra opozitës, duke thënë se duke e dredhur nuk iu besojnë më as qentë e rrugës dhe jo më demokratët. Ai iu drejtua duke kërkuar që të bëjnë betejë në parlament duke folur në foltore për shqiptarët me fakte e jo si servilë të pështirë që bëjnë show para kamerave. Myslim Murrizi: “Sot u miratuan të gjithë komisionet Parlamentare Pra “lufta” mbaroi dhe opozita pranoi rregulloren e ndryshuar të Kuvendit vetëm me votat e rilindjes madje paska patur...