Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përfaqësues të qeverisë, janë takuar me kriminelët”/ Seanca plenare, reagon deputeti: Takimi i Arubës, tronditës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar gjatë fjalës së tij në Parlament, duke e cilësuar takimin në Aruba si tronditës. Sipas Nokës, shumica e deputetëve të mazhorancës janë përfaqësues të grupeve kriminale, duke pretenduar lidhje me disa prej tyre me individë të njohur për aktivitete kriminale. Ai ka theksuar gjithashtu se takimi në Aruba është një dëshmi e lidhjeve të thella të qeverisë me kriminelët. Në fjalën e tij, Noka ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin e ekonomisë dhe theksoi se raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tregon se biznesi në Shqipëri është deformuar nga kartelet e drogës, duke e bërë vendin të vështirë për të zhvilluar një ekonomi të shëndetshme. Ai ka përmendur gjithashtu largimin e shqiptarëve nga vendi, për...