“Diella” flet për revolucion teknologjik. Rama: Programet për inteligjencën arificiale edhe në universitete

“Diella” flet për revolucion teknologjik. Rama: Programet për inteligjencën arificiale edhe në universitete

Inteligjenca artificiale do t’i japë më tepër shtysë zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri. Në kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella, u shpreh se do të hapet një epokë e re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive. Diella: Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën. Inteligjenca artificiale dhe...