“Veliaj refuzoi pazarin me Ramën”, Berisha: Përzgjedhja e Ogertës nga Rama për ta djegur përfundimisht

“Veliaj refuzoi pazarin me Ramën”, Berisha: Përzgjedhja e Ogertës nga Rama për ta djegur përfundimisht

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi lidhur me vendimin e Erion Veliajt për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga Këshilli i Ministrave. Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati pretendoi se Rama tentoi të bënte një marrëveshje me Kryebashkiakun e shkarkuar për të mos ankimuar vendimin, por dështoi. “Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha. Sipas Berishës edhe kandidatura e Ogerta Manastirliut është një plan i kreut të qeverisë....