Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të të gjitha akteve
Nën akuzën e korrupsionit, nisi këtë të hënë gjyqi ndaj Sali Berishës. Në Gjykatën e Posaçme avokatët e të pestë të pandehurve, njëzëri, kërkuan që çdo vendim i marrë deri më sot, çdo akt ligjor, e për rrjedhorë edhe çdo provë të shpallet e pavlefshme. Ata thonë se në dosje provat janë të përgjithshme, ndërsa Prokuroria e Posaçme, ka dështuar t’i identifikojë ato individualisht. Këtë mbrojtje e bëri fillimisht avokati Sokol Hazizaj i ndërtuesit Fatmir Bektashi dhe i shoqërisë së tij, “Homeplan”. Të dy, edhe subjekti tregtar, por edhe personi fizik, thotë Hazizaj, konsiderohen njëlloj, ndaj është e pamundur sipas tij të evidentohen shkeljet e kompanisë dhe të individit. Avokatja e noteres Andia Pustina dhe studios së saj, Klodiana Gjyzari thotë se Gjykata Kushtutetuese, përmes...