Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Vrasja e sipërmarrësit italian, Confindustria Albania: Siguria e besimi kusht për investitorët
Siguria dhe besimi janë kushte themelore për praninë e investitorëve në Shqipëri. Në një reagim zyrtar këtë të martë Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri kërkuan që nga autoritetet të merren masa për zbardhjen e ngjarjes së dy ditëve më parë ku mbeti i vrarë sipërmarrësi Edoardo Sarchi.“Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri shprehin ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tyre për familjen e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra tragjikisht afër Tepelenës.Jemi tepër të tronditur nga ky akt i rëndë dhe kërkojmë nga autoritetet shqiptare të nisin menjëherë një hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë, me qëllim që të zbardhenplotësisht rrethanat e ngjarjes. Është thelbësore të identifikohen autorët dhe të garantohet drejtësia pa asnjë...