Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim një person/ EMRI-FOTO

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim një person/ EMRI-FOTO

Zhvillime të reja nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit, e ndodhur në aksin “Nivicë–Salari” në orët e para të datës 27 shtator. Si autor i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim Kamber Sulcaj, 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, konfirmoi zyrtarisht policia këtë të hënë. Personi i shpallur në kërkim Ai është shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Policia thotë se sulmi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes Kamber Sulçes dhe Sarchit, si dhe shoqëruesve të tij. Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska ndaj tyre dhe automjeteve të tyre, ku biznesmeni italian humbi jetën. Gjatë veprimeve u...