Të shtënat në kufi, Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës

Të shtënat në kufi, Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve. “Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL). Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara. Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën...