Shearer: “Kjo është e vetmja arsye pse Amrimo nuk shkarkohet”

Shearer: “Kjo është e vetmja arsye pse Amrimo nuk shkarkohet”

Legjenda e Premier League, Alan Shearer, ka dhënë mendimin e tij pse trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, nuk është shkarkuar ende. Nën drejtimin e Amorim, United ka humbur 17 nga 33 ndeshjet e luajtura në Premier League, ndërsa ka fituar vetëm nëntë herë. Tani, trajneri portugez është nën presion pas humbjes 3-1 të së shtunës kundër Brentford. United emëroi Amorim si pasardhësin e Erik ten Hag nëntorin e kaluar dhe ardhja e tij nuk ka arritur ta kthejë klubin në rrugën e fitoreve pavarësisht se arriti në finalen e Europa League sezonin e kaluar. Përqindja e fitoreve të Amorim është vetëm 27.3, më e ulët se çdo trajner tjetër që ka pasuar Sir Alex Ferguson, por ndërsa presioni rritet, Shearer ka shpjeguar në podkastin...