Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo thotë se ky është një mesazh i fortë besimi “se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”. “Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, shkruan Xhaçka.