Më të vetmuar dhe plot me ndjekës

Më të vetmuar dhe plot me ndjekës

Nga Fortunato Constantino Mes shumë efekteve anësore të revolucionit digjital ka edhe një tejet të nënvlerësuar: shpërbërja e Un-it, në shumësinë e zbrazët të përfaqësimeve. Jetojmë në një gjendje ekspozimi të përhershëm digjital. Çdo gjest regjistrohet, çdo fytyrë riprodhohet në piksel, çdo qëllim kapet dhe përpunohet algoritmikisht. E megjithatë, ky mbiekspozim nuk krijon afërsi. Vetmia, të cilën guru-të e teknologjisë digjitale e kishin shpallur të tejkaluar, është transformuar, ka ndërruar lëkurë. Nuk është më mungesë e tjetrit, por pamundësi për t’i shpëtuar vështrimit të tij të shpërqendruar dhe të kudogjendur. Është një vetmi e zhurmshme, e ngopur me sinjale që komunikojnë pa thënë asgjë. Nuk është vetmi e vërtetë, por një karikaturë e saj: e çtrupëzuar, ireale, sterile si çdo shfaqje e virtuales teknologjike. Një...