Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, si ra “në sitën” e hetimeve noterja 35-vjeçare? Shkoi për të denoncuar vjedhjen e ‘G Class’-it, por…

Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, si ra “në sitën” e hetimeve noterja 35-vjeçare? Shkoi për të denoncuar vjedhjen e ‘G Class’-it, por…

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot 3 mln euro pasuri noteres Sanja Telhallari, pasi dyshohet se janë përfituar përmes burimeve kriminale. Por si nisën hetimet për noteren? Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se hetimet kanë nisur pas denoncimit që noterja 35-vjeçare kishte bërë në polici, se kishin tentuar që ti vidhnin mjetin luksoz, “G Class”. Njoftimi i prokurorisë sot: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Sanja Telhallari me profesion notere si dhe të familjarëve të saj. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një...