Lufta me lajmet e rreme: Si mund të mbrohen kompanitë nga dezinformimi

Lufta me lajmet e rreme: Si mund të mbrohen kompanitë nga dezinformimi

Në epokën e mediave sociale, lajmet e rreme nuk janë më thjesht thashetheme të padëmshme. Ato përgatiten me qëllim të qartë për të mashtruar dhe për t’u bërë virale, duke goditur kompani të mëdha e të vogla, duke ndikuar negativisht reputacione dhe duke krijuar konfuzion publik.Rastet e viteve të fundit, nga industria farmaceutike te bankat, ushqimi e deri tek moda dhe teknologjia, tregojnë se asnjë sektor nuk është imun.Një shembull i fortë ishte ai i kompanisë farmaceutike Eli Lilly, kur një postim i rremë në Twitter pretendoi se insulina do të ofrohej falas.Brenda pak orësh lajmi u përhap me shpejtësi, duke ndezur debate publike dhe duke ulur vlerën e aksioneve me disa pikë. Edhe pse përgënjeshtrimi erdhi shpejt, dëmi ishte bërë.I ngjashëm ishte dhe rasti...