Të kamufluar, të lehtë dhe vdekjeprurës, si dronët rusë po i mashtrojnë mbrojtjet ajrore

Të kamufluar, të lehtë dhe vdekjeprurës, si dronët rusë po i mashtrojnë mbrojtjet ajrore

Rusia përdor një gamë të gjerë dronësh, ku ata më të rëndësishmit dhe për të cilët duhet të përqendrohemi për të kuptuar çfarë po ndodh në hapësirat ajrore europiane, përveçse në Ukrainë, janë Geran-2. Bëhet fjalë për pajisje pa pilot në modelin e Shahed-136, dron kamikaz ose dron sulmues njëkahësh i projektuar në Iran. Dronët Geran-2 prodhohen në Rusi falë transferimit të teknologjisë midis Teheranit dhe Moskës gjatë konfliktit ukrainas. Nga incidentet më të fundit të depërtimit në qiellin e Kontinentit të Vjetër (Evropës), veçanërisht janë përfshirë variantet e dronëve Gerbera, një variant i Geran-2. Gerbera është një dron ekonomik me rreze të gjatë veprimi që, sipas inteligjencës së Kievit, është i ndërtuar me materiale si kompensatë dhe shkumë dhe montuar në impiantin e madh rus në Yelabuga. Ka një hapësirë krahësh...