“Modric ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000”

“Modric ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000”

29 Shtator 2025 13:25 Alfred Lleshi Giovanni Galli, ish-portier i Milanit dhe Napolit, kampion bote më 1982, vlerëson mënyrën se si po e drejton Massimiliano Allegri: “Dora e tij duket qartë. Skuadra ka fituar aftësi në leximin e lojës, janë shtuar lojtarë të nivelit të lartë si Modric, që ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000. Pashë një Milan konkret, pa zbukurime, solid dhe të vetëdijshëm për cilësitë e mangësitë e veta. Mund të jetë surpriza e madhe e sezonit”. Për Napolin: “Nuk është rrëzuar, mbetet skuadër e fortë. Golat i pësoi kur po merrte kontrollin e lojës. Edhe në pjesën e dytë pati mundësi për barazim. Milani dhe Napoli kanë diçka më shumë se Inter, Roma e të tjerët”....