Një fitore në 5 ndeshjet e fundit, e ardhmja e Enzo Maresca në dilemë, klubi merr vendimin

Një fitore në 5 ndeshjet e fundit, e ardhmja e Enzo Maresca në dilemë, klubi merr vendimin

29 Shtator 2025 13:25 Telesport Enzo Maresca mbetet ende në krye të Chelsea edhe pas humbjes 1/3 në fushën e tij ndaj brighton dy ditë më parë. Sezoni i kampionëve të botës për klube nuk ka filluar mirë dhe ata po kalojnë një periudhë të vështirë. Në pesë ndeshjet e fundit ata kanë arritur vetëm një fitore në Kupën e Ligës kundër Lincoln. Siç ndodh shpesh në këto situata, trajneri, e ardhmja e të cilit dukej e pasigurt, veçanërisht pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Brighton, është në bankën e të akuzuarve. Megjithatë, sipas “Telegraph”, klubi ka riafirmuar besimin e tij te trajneri italian. Bordi drejtues i Chelsea beson se lëndimet dhe kartonët e kuq kanë qenë faktorët kryesorë në rezultatet e tyre të fundit...