Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis seanca plenare/ “Po talleni me shqiptarët”, opozita kërkon debat me mocion, Peleshi-Nokës: Do ndërpritet fjala nëse s’është për procesverbalin
Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku që në çelje PD ka kërkuar që të kalojë kërkesa e tyre për debat me mocion. “Është e disata seancë që po talleni. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese 5 minutshme, ndërkohë që presin që kryeministri të flas për programin e qeverisë”, u shpreh Flamur Noka. “Do ndërpritet fjala nëse nuk jeni për procesverbalin”, tha kreu i Kuvendit Niko Peleshi. “Kam bërë kërkesë seancën e kaluar për rregulloren, e keni detyrim të na e vini në dispozicion. Neni 78, pika 2, i bën të pavlefshme mbledhjet e kuvendit sepse nuk na keni vënë në dispozicion as propozimet dhe as rregulloren e ndryshuar që ju e votuar. Ju bëj thirrje të shikoni...