Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani” kundër Berishës dhe Malltezit, ja data e caktuar për seancën e rradhës

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani” kundër Berishës dhe Malltezit, ja data e caktuar për seancën e rradhës

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua për pak minuta seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Mirëpo trupa gjykuese e shtyu vendimin për në datën 13 tetor. Sipas gazetares Glidona Daci, seanca nisi rreth orës 11:00, ku në sallë u paraqit vetëm Jamarbër Malltezi, ndërsa Sali Berisha u përfaqësua nga avokatët e tij, përfshirë edhe Genc Gjokutajn. Në seancën e kaluar, mbrojtësit e Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve dhe të të gjitha akteve procedurale të SPAK, duke argumentuar se Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj duke vepruar si gjyqtar dhe duke zëvendësuar institucionet e tjera si...