Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U takua me narkoterroristë, bëri…”/ Reagon Berisha: Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe, me diamante e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me një takim të pretenduar në Aruba, të cilin ai e cilësoi si “flagrant dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”. Berisha deklaroi se ky takim është “dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupe narkoterroriste shqiptare dhe ndërkombëtare”, të shpallura sipas tij organizata terroriste nga SHBA. “Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij. Ai po përpiqet ta arkivojë në harresë, por kjo nuk do të ndodhë,” tha Berisha para gazetarëve. Duke e konsideruar Arubën si një “moment kritik në përforcimin e narkoshtetit shqiptar”, Berisha tha...