Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Caktohet gjyqtarja në Kushtetuese që do shqyrtojë ankimin e Veliajt
Erion Veliaj, i shkarkuar më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese, është caktuar Sonila Bejtja. Në këtë ankim, Erion Veliaj ka kundërshtuar në Kushtetuese vendimin për shkarkim të marrë nga Këshilli i Ministrave dhe propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Veliaj e ka cilësuar vendimin si të paligjshëm dhe anti-kushtetues.