Hidhet shorti në Kushtetuese, relatore për çështjen e Veliajt caktohet Sonila Bejtja

Hidhet shorti në Kushtetuese, relatore për çështjen e Veliajt caktohet Sonila Bejtja

Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Gazetarja Glidona Daci raporton se relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja. Ky zhvillim vjen pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash një vendim për të shpallur vakancën në postin e kryebashkiakut, pas vendimit penal të Gjykatës së Posaçme ndaj Veliajt, çka u kundërshtua menjëherë nga ky i fundit, i cili e çoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimit. Gjykata Kushtetuese ka një afat maksimal prej 4 muajsh për të marrë një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit, por nëse çështja cilësohet me urgjencë, ajo mund të shqyrtohet edhe më herët. Ndërkohë, procesi mbetet...