Tre mujore apo tremujore, 3 mujore apo 3-mujore- si duhet të shkruhet?

Tre mujore apo tremujore, 3 mujore apo 3-mujore- si duhet të shkruhet?

Nga Eroll Sejdiu Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si: Periudha 3 mujore. Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes. Me një përvojë 6 vjeçare. Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare. Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si: Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore. Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin… Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare. Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë: Te ne mund të...