“Institucionet e kapura nga Edi Rama”/ Emri për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Blushi

“Institucionet e kapura nga Edi Rama”/ Emri për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Blushi

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, ka folur për mediat edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ndërsa denoncoi mazhorancën për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit në seancat e kaluara, duke iu bashkuar kërkesave të Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm i PL bëri komente edhe për situatën politike në kryeqytet në lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se nuk kishte komente për shkarkimin apo ankimimin që ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, por theksoi se këtë të fundit e kontrollon kryeministri Edi Rama. Ai tha se Tiranës i duhet një kryebashkiak i ri që të punojë për të, sepse gjendja ishte katastrofike në të gjithë drejtimet. “Nuk kam asnjë koment për ankimin e Erion...