Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kapet telefon në burgun e Drenovës, zbulohet në qelinë e një të dënuari për drogë
Grupi i sigurisë së Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë ka sekuestruar një aparat celular brenda një qelie në sektorin e sigurisë së lartë. Telefoni iu gjet një të dënuari për veprën penale të lëndëve narkotike. Rasti është referuar për hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Korçës, të cilat po verifikojnë si përdorimin e pajisjes nga i dënuari, ashtu edhe mënyrën se si ajo ka hyrë brenda ambienteve të sigurisë së lartë. Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, pasi vetëm pak muaj më parë në të njëjtin sektor është kapur një tjetër telefon, çka ngre sërish shqetësime mbi mënyrat e futjes së pajisjeve të ndaluara në qeli./vizionplus.tv