Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO

Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO

Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici. Siç mësohet të rinjtë të cilët kanë reaguar për shkak se ju është shembur banesa në zonën pranë portit detar për shkak të një projekti rehabilitues aty dhe kanë mbetur pa shtëpi.