Mbani çadrat me vete, cfarë ndodh me motin këtë javë

Mbani çadrat me vete, cfarë ndodh me motin këtë javë

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë vranësirat të jenë presente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Herë pas – here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h...