Familja kishte denoncuar largimin/Tentuan të trafikonin një 14-vjeçare drejt Kosovës, përfundojnë në pranga 2 të rinjtë

Familja kishte denoncuar largimin/Tentuan të trafikonin një 14-vjeçare drejt Kosovës, përfundojnë në pranga 2 të rinjtë

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të të miturve, duke arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar dhe një bashkudhëtar të tij, në pikën kufitare të Morinës. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të analizës së riskut dhe kontrollit të detajuar të mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat. Në automjet ndodheshin gjithashtu shtetasi A. K., 18 vjeç dhe një shtetase 14-vjeçare, e shpallur në kërkim familjar nga DVP Durrës për largim nga banesa. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. G. kishte qëllim trafikimin e të miturës drejt territorit të Kosovës, ndërsa bashkëudhëtari i tij, A. K., akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi ka qenë...