Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shqipëria guxon të udhëheqë në teknologji dhe jo të ndjekë”, Rama: Diella nuk është një lodër, përmes saj do bëjmë tenderat publikë dhe transparentë
Tiranë – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Rama prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për integrimin e Inteligjencës Artificiale në qeverisje. Ai u ndal edhe te krijimi i Diellës, ministres së parë në botë me Inteligjencë Artificiale, duke e cilësuar një hap vendimtar drejt modernizimit të shtetit shqiptar. Rama: Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, e para në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë. Diella nuk është një lodër, përmes...