“Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

“Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

Kryeministri Edi Rama tha sot se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare. Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, ai deklaroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”. “Nuk është një luks, është nevojë e së tashmes. Brenda dekadës tjetër çdo i ri që dëshiron të aspirojë teknologjitë, të mund të studiojë këtu, ky është vizioni jonë. Është një punë që ka nisur dhe po shohim hapat dhe rezultatet e para. Investimi në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për mendim në mënyrë novatore, do guxoja të thoja për krijimin e një brezi inovacioni...