Emërohet drejtori i ri i AMP-së

Emërohet drejtori i ri i AMP-së

Eduart Merkaj pritet të caktohet drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai ka qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale. Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i drejtoreshës së BKH-së. Merkaj ka mbajtur më parë pozicione si drejtues i Policisë Kufitare dhe Emigracionit, specialist në sektorin antikorrupsion të Policisë së Shtetit, shef i forcës së posaçme operative dhe drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale. Ai gjithashtu ka shërbyer si Oficer i SHISH në Vlorë dhe Tiranë dhe ka drejtuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.