Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gjyqi për aferën Partizani, mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën, Malltezin dhe të tjerët
Në GJKKO do të mbahet sot edhe seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltez dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Seanca nis në orën 11:00.Në seancën e kaluar, në një tjetër përpjekje për të zvarritur procesin, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri të akteve e parashtruan edhe të pandehurit Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nga ku sulmoi edhe njëherë prokurorinë dhe drejtuesin e...