Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I vunë tritol në servis, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…
Pas shpërthimit me tritol në një servis në Fushë Krujë, ka folur pronari i biznesit. Alfred Gurra, në një prononcim për News24, jashtë kamerave tha se nuk ka konflikt me asnjë person. Ai u shpreh se ka mbetur i habitur nga ngjarja, duke shtuar se servisi ka kamera përreth. “Nuk kam konflikte me askënd. Mbeta i habitur nga ajo që ka ndodhur. Servisi ka kamera përreth. Mirëpo, kamerat nuk e kanë fiksuar autorin”, ka deklaruar ai.