Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të njëjtën strategji kundër SPAK, akuza dhe kërcënime ndaj prokurorëve…
Elmas Bogdani Prej muajsh, opinioni publik shqiptar është dëshmitar i një skenari të përsëritur dhe të koordinuar nga tre prej figurave më të përfolura të politikës tranzitore: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Të tre akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në vend që të përballen me drejtësinë me argumente dhe prova, ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër: ndërtimin e një strategjie të përbashkët sulmi ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjyqtarëve dhe prokurorëve që mbajnë në dorë dosjet e tyre. Por sulmet verbale nuk janë arma e vetme. Një pjesë e rëndësishme e kësaj skeme është edhe zvarritja e pafund e proceseve gjyqësore. Përmes manovrave procedurale, mungesave të simuluara dhe justifikimeve të pafundme, ata po bllokojnë GJKKO-në, duke e kthyer drejtësinë në...