Beteja për Tiranën, Sali Berisha nis pazaret me aleatët për kandidatin që do të garojë përballë Manastirliut,…

Beteja për Tiranën, Sali Berisha nis pazaret me aleatët për kandidatin që do të garojë përballë Manastirliut,…

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë nisur këtë fundjavë procesin (pazarin) e negociatave me aleatë dhe parti të tjera, jashtë koalicionit të 11 majit, në një përpjekje për të dakordësuar një emër konsensual që do të garojë për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Të mandatuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në këtë proces negociatash janë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Ky është takimi i parë që të mandatuarit e Berishës zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme, ndërkohë që duket se nga negociatat është përjashtuar apriori Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së tha se kjo parti është e hapur për të diskutuar me të gjitha partitë opozitare, me përjashtim të partisë “Bashkë”...