OBSH: 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni

OBSH: 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni

Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e vendosur këtë sëmundje si një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në vend. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se 47% e popullsisë së moshës 30–79 vjeç janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut, shumë mbi mesataren globale prej 34%. Pavarësisht numrit të lartë të të prekurve, vetëm 49% e tyre janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim, ndërsa vetëm 11% e mbajnë sëmundjen nën kontroll. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të menaxhimit të hipertensionit në rajon, shumë larg objektivit global të OBSH-së që synon kontrollin e të paktën 50% të rasteve. Sëmundjet kardiovaskulare, të lidhura ngushtë me hipertensionin, përbënin gati...