Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt
Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë. Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa për “Exclusive”, ata kanë rrëfyer se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45. Endi Tufa: Si ju duket që do të vijë kombëtarja këtu? Shqiptari i Preshevës: Kombëtarja do të vijë por ne nuk do të jemi. Shqiptari i Preshëvës: Është një ndeshje si thikë me dy presa. E kemi afër vendin ku do të mbahet ndeshja, pavarësisht se kemi dëshirë për t’i mbështetur e kemi të pamundur, kjo për shkak të pasigurisë. Serbia nuk ka arritur t’i menaxhojë tifo-klubet, që i ka agresivë....