U shkarkua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese

U shkarkua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Veliajt, Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Ai argumenton se shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Lajm ne perditesim… Kërkesa e plotë: 1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave. (shih vendimet nr. 15, datë 08.06.2009; nr.22, datë 07.10.2008; nr.39, datë 29.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese) Në bazë të këtij parashikimi...