Sulmi brenda kishës në Miçigan, 4 viktima dhe 8 të plagosur. Qëllohet për vdekje autori i krimit

Sulmi brenda kishës në Miçigan, 4 viktima dhe 8 të plagosur. Qëllohet për vdekje autori i krimit

Të paktën katër persona u qëlluan për vdekje dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në shtetin verior të Miçiganit, SHBA. Autori i ngjarjes, i identifikuar si 40-vjeçari Thomas Jacob Sanford, hyri me automjet në derën e Kishës së Jezu Krishtit dhe Shenjtorëve të Ditëve të Fundit, ndërsa më pas i vuri zjarrin objektit duke hedhur benzinë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e qëlloi për vdekje autorin e krimit. Autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një “akt dhune të synuar”, ndërsa shtojnë se motivi mbetet ende i paqartë. Hetuesit po kryejnë një kontroll në pronën e të dyshuarit dhe po shqyrtojnë të dhënat e telefonit të tij celular. Sulmi në kishën e zonës Grand...