27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 2 shtator deri në orën 09:00 të datës 3 shtator 2026) janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë. Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja me MZSH, forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet gjithashtu nga 30 forca të FA;...