27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 27 vatra zjarri. Sipas të dhënave zyrtare, 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në terren 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 90 forcave ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat dhe Tiranë. Në Dajt, vijojnë vatrat aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Gjatë ditës së djeshme në zonë u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal, të Bulqizës, zjarri...