Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E hëna me vranësira, reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore ajo do të arrijë shpejtësinë 7–14 m/s. Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1–3 ballë.