Veliaj kundërshton në GJK shkarkimin nga detyra: Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por…

Veliaj kundërshton në GJK shkarkimin nga detyra: Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por…

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Teksa citon nenin 115 të Kushtetutës, Veliaj thotë se shkarkimi i tij është “i paligjshëm dhe anitkushtetues”, pasi një kryetar bashkie mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve. Me propozim të këshilltarëve socialistë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi 6 ditë më parë pro shkarkimit të Veliajt, pas një mungese 7-mujore në detyrë, duke qenë nën arrest me burg nga SPAK për disa akuza. Vendimi për shkarkimin e tij u firmos më pas nga Këshilli i Ministrave më 25 shtator, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja për bashkinë më të madhe në vend. Qeveria “Rama 4” ka firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës,...