Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Deputetë, gazetarë dhe tifozë u bllokuan në aeroport/ Ndeshja e 2014 në Beograd, ish-ambasadori: Negociuam për rreth dy orë
“Gjithçka filloi krejt normalisht. Një ditë, mbrëmje më parë, erdhi në Beograd kryetari i federatës shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte, për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv. Bashkë me të ishim të ftuar në një darkë protokollare nga kreu i federatës serbe të futbollit. Në momentin që erdhi avioni nga Tirana, atje u krijua një përshtjellim, pasi të gjithë pasagjerët pa dallim u ndaluan të hynin në Serbi, kjo ishte shkelje flagrante se nuk kishte asnjë arsye. U bllokuan deputetë e punonjës të shtypit shqiptar. Pas një përpjekje të madhe dy orëshe, u arrit që ata të lejoheshin të dilnin nga aeroporti”. “Ne ishim në shoqërinë e presidentit serb, në tribunën qëndrore, e cila filloi me shfaqe aspak sportive. Kujtoj që...