Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Egnatia merr tre pikët në minutën e fundit, Vllaznia ndjek Elbasanin kryesues
Mbrëmjen e sotme është përmbyllur java e 5 e “Abissnet Superiore”-s. Egnatia është larguar me fitore nga transferta vlonjate. Rrogozhinasit kanë mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-2. Një fitore e arritur në minutën e 89 të takimit, kur Melo shënoi golin që mban vlerën e tre pikëve. Në krahun tjetër Vllaznia ka mposhtur Vorën në “Loro Boriçi”. Balaj me penallti në minutën e 28 dhe Murataj në të 58-n i dhanë fitoren 2-0 kuqebluve. Shkodranët ndjekin Elbasanin në krye të tabelës, të cilin tashmë e shohin vetëm 1 pikë larg. Java e ardhshme e “Abissnet Superiores” do t’i vërë të dy ekipet përballë njëri-tjetrit./Sport Ekspres/