Vrasja e Nikulajt, zbardhet gabimi i ministres britanike, ekstradimi i të dyshuarve në rrezik

Vrasja e Nikulajt, zbardhet gabimi i ministres britanike, ekstradimi i të dyshuarve në rrezik

Home Office, Ministria e Brendshme britanike, thotë se ka zbuluar një gabim administrativ me pasoja të mundshme në ekstradimin e një shqiptari dhe tre britanikëve, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023. Gabimi lidhet me dokumentet e firmosura nga ish-ministria Yvette Cooper, disa muaj pasi gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” në Gusht 2024 pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstraduar shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia dhe shtetasit britanik Thomas Mithan, Harriet Bridgeman bashkë me Harry Simpson. Gazetari Muhamed Veliu ka parë letrën e dërguar nga drejtoria e ekstradimeve në Home Office, ambasadës shqiptare në Londër, ku tregohet me detaje gabimi i zbuluar dhe rrugët e mundshme për ta korrigjuar. Ky...