Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vllaznia “ok” ndaj Vorës, Flamurtari rikthehet në Vlorë me humbje
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për javën e pestë të Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka fituar 2-0 ndaj Vorës. Në minutën e 23-të, Dajan Shehi prek topin me dorë brenda zonës, arbitri kryesor i takimit, Andi Koçi, pasi merr sinjalizimin nga VAR, shkon të shohë pamjet në ekran dhe jep penallti për shkodranët. I zakonshmi Bekim Balaj nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 56-të, pas një krosimi perfekt të Lirim Kastratit, Edon Murataj shënon me kokë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Vllaznia fiton 2-0 dhe ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, Vora mbetet në vendin e pestë me 7 pikë. Pas shumë ndeshjeve larg stadiumit të tyre, Flamurtari është rikthyer më në fund të luajë...