Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët paguajnë më shumë para për sigurime, ja si ndryshojnë çmimet vitin tjetër
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo vërehet në rritjen e volumit të arkëtimeve nga kompanitë e sigurimit dhe numri i kontratave të lidhura. Nga statistikat zyrtare rezulton se janë shtuar shqiptarët që derdhin para për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e thuajse 18 miliardë lekëve, rreth 9.5% më shumë se në tetëmujorin e 2024. Nëse i referohemi numrit të kontratave, në janar-gusht do të nënshkruheshin 18.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Konkretisht, në janar-gusht 2024 numëroheshin mbi 97 mijë kontrata, ndërsa...