Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, gol dhe asist në pjesën e parë por nuk feston (video)

Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, gol dhe asist në pjesën e parë por nuk feston (video)

28 Shtator 2025 19:53 Telesport Dinamo Zagreb është duke fituar 4-1 në shtëpi ndaj Slaven Belupo, sfidë e vlefshme për javën e 8-të në elitën e Kroacisë. Anësori shqiptar edhe pse luajti vetëm 45 minuta, është lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Në minutën e 40-të, ishte pikërisht Arbër Hoxha, që zhbllokoi rezultatin, duke shënuar një gol shumë të bukur, pas kombinimit me Ljubicic, por nuk festoi si shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij. Në minutat shtesë, protagonist sërish Arbër Hoxha, këtë herë me asist për Kulenovic, i cili shënon golin e dytë, duke i dhënë Dinamo Zagrebit avantazhin e dyfishtë pas 45 minutave të parë. Në fillim të pjesës së dytë, Arbër Hoxha u zëvendësua. Ende nuk dihet arsyeja, nëse ka qenë zgjidhje taktike...